Në mbarë botën janë regjistruar mbi dy milionë persona të infektuar nga COVID-19.

Si shumë njerëz tjerë në botë edhe Kylie po lutet që situata me koronavirus të përfundojë sa më shpejt, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar një fotografi në kopshtin e saj dhe në mbishkrimin e imazhit, Jenner ka shkruar: ‘I dërgoj lutjet e mia dhe dashurinë atje jashtë, shpresoj që kjo gjendje të përfundojë sa më shpejt’.

Ndryshe, bukuroshes nuk i munguan komentet dhe pëlqimet e shumta nga fansat e saj edhe për paraqitjen në këtë fotografi ku ajo shihet me një palë veshje sportive dhe atlete të markës ‘Nike’.

Share.