Ndryshimet klimatike, përpos thatësirave, përmbytjeve dhe dëmeve tjera në ambientin jetësor, sipas shkencëtareve do të reflektohen negativisht edhe në pijen e birrës. Kjo lloj pije do të kushtojë si më shtrenjtë ashtu edhe shija e saj do të jetë më e keqe. Sepse si pasojë e këtyre ndryshimeve do të dobësohet si kualiteti ashtu edhe kuantiteti i bimës lupo, e cila është njëra nga përbërësit kryesor të birrës.

Hulumtuesit kanë parashikuar se në shumë regjione të Evropës ku bëhet kultivimi i kësaj bime, prodhimi do të pakësohet prej 4-18% deri në vitin 20250, nëse fermerët nuk i adaptojnë metodat e tyre për kushte klimatike me të thata dhe më të nxehta. Kurse përbërësi i kësaj bime, që i jep birrës një erë dhe shije të veçantë aromatike do të reduktohet deri në 20-30%, shkruan “The Guradian”.

Madje studiuesit kanë krahasuar prodhimin mesatar të bimës lupo ndërmjet periudhës 1971-1994 si dhe 1995-2018 dhe kanë konstatuar një rënie të dukshme të prodhimit prej 0.13-0.27 tonë për hektar. Qyteti i Celje në Slloveni ka pësuar rënien me të madhe me 19.4%. Kurse në Gjermani si prodhuesi i dytë i kësaj bime mesatarja e prodhimit është reduktuar në 19.1% në Spalt, 13.7% ne Hallertau dhe 9.5% në Tettnang.

Kështu, si rezultat i këtij trendi negativ, birra pija më popullore në botë, pas ujit dhe çajit, nuk do të jetë as kjo që është dhe po ashtu as me të njëjtin çmim. Çfarë përbën një lajm jo të mirë për adhuruesit e saj.

/TV Malisheva

Share.