Chelsea pritet të jetë në mesin e skuadrave më aktive në merkaton e verës. Emra si Ziyech e Werner do të jenë të rejat e ‘Bluve’ për sezonin tjetër, kurse këto nuk pritet të jenë të gjitha.

Kai Havertz është një tjetër emër që po lidhet me londinezët, kurse për këtë ka folur edhe Frank Lampard, i cili përkundër se e pëlqen lojtarin, thotë se për të nuk ka ndonjë ofertë të nisur.

“Jo, nuk ka ofertë të bërë për Havertz. Ai është top lojtar, por ne nuk duhet të ndjekim komentet për lojtarët tjerë, dhe ai nuk mund të jetë fokusi ynë”, ka thënë Lampard.

“Unë nuk e di si do të ecin punët në merkato, sepse ne kemi ndeshje për të luajtur dhe fokusi është aty”, shtoi mes tjerash anglezi.

Ndërkohë, duhet kujtuar që në listën e dëshirave të Chelsea është edhe mbrojtësi Ben Chilwell./Tv Malisheva

Share.