Trajneri i skuadrës së Chelseat, Frank Lampard ka kritikuar stafin e Liverpoolit të mos bëhen shuëm arrogantë.
Trajneri anglez një gjë të tillë e bëri pas një zënke të cilën e pati gjatë ndeshjes së djeshme, të cilën Liverpool e fitoi me rezultat 5:3/
“Për mua, unë ishte ndërhyrje e palejuar nga Mateo Kovacic në Sadio Manen dhe kishte disa gjëra të vogla që nuk bëheshin siç duhej”, tha Lampard pas ndeshjes’
“Në stol, unë s’e kam asnjë problem me Jurgen Kloppin, ai e ka menaxhuar skuadrën e tij dhe e ka bërë në mënyrë fantastike”.
“Është një vijë e hollë mes ndjenjës kur të jesh duke fituar, dhe ata veçse e kanë fituar ligën, por nuk duhet të bëhen arrogantë”, tha ai.
Kujtojmë që Liverpool mbrëmë ngriti trofeun e Premier Ligës pas 30 vitesh, trofe që e kishte siguruara javë më parë./Tv Malisheva