Një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës, Arbër Hoxha, do të ndërrojë mjedis këtë verë.

Mesfushori ofanziv i Ballkanit do ta vazhdojë karrierën në Kroaci te skuadra elitare, Lokomotiva Zagreb.

Hoxha ka konfirmuar që shumë shpejt do t’i bashkohet Lokomotivës, skuadër e cila njihet si “çerdhe” e talenteve në Kroaci.

“Është e vërtetë se kam arritur një marrëveshje me klubin e Lokomotivës së Zagrebit. Marrëveshja është arritur, por kanë mbetur edhe pak detaje deri në kompletim”, ka deklaruar Hoxha në ATV.  /TV Malisheva

Share.