Lazio është duke këmbëngulur për Marash Kumbullën. Presidenti i skuadrës kryeqytetase, Klaudio Lotito së bashku me atë të Veronës kanë qenë sërish në kontakt me anë të telefonit.

Në fakt, kjo bisedë ka qenë për arsye të Ligës, mirëpo numri një i Lazios nuk ka humbur mundësinë të bisedojë edhe për mbrojtësin shqiptar.

Megjithatë, edhe pse nuk ka ende asnjë akord, kryeqytetasit janë në këtë garë para Interit dhe Juventusit, ndërsa sipas “Il Messaggero”, Lazio është gati të ofrojë edhe dy futbollistë për Veronën.

Bëhet fjalë për Andre Anderson dhe Lombardi. Veronezët po përgatiten t’i rinovojnë kontratën Kumbullës deri në vitin 2023, teksa ky veprim nuk përbën asnjë pengesë për transferimin e mbrojtësit diku tjetër.

Share.