Wayne Rooeny e ka sfiduar Marcus Rashfordin për ta rikthyer Manchester United në rrugën e fitimit të trofeve, pasi që ylli anglez rinovoi kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.

Rashford i ka besuar të ardhmen e tij United duke nënshkruar një kontratë të re pesë vjeçare me klubin, nga e cila do të përfitojë plot 300 mijë paunds në javë.

Rooney lavdëroi reprezentuesin anglez përpara se t’i bënte thirrje që t’i bashkohej një grupi elitar sulmuesish duke e udhëhequr Unitedin drejt trofeve të tjerë.

“Unë mendoj se Marcus Rashford është një talent i jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që ai nënshkroi një marrëveshje të re. Unë mendoj se pesë vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme në trashëgiminë e tij”, tha Rooney.

“Ai mund të shënojë shumë gola, por nëse me të vërtetë dëshiron të shkojë në atë nivel në të cilin janë Mbappe dhe Haaland, ai me të vërtetë duhet të jetë njeriu për ta rikthyer Manchester Unitedin te fitimi i titujve dhe shpresoj se mund ta bëjë”, tha më tej Rooney.

United ka dështuar të fitojë Premier Ligën që nga sezoni i fundit i Sir Alex Ferguson në vitin 2013, ndërsa titullin e fundit të Ligës së Kampionëve në vitin 2008.

/TV Malisheva

Share.