Mesfushori ofanziv, Havertz, mungoi në humbjen 4-2 ndaj Bayern Munich, për shkak të një çështje muskulore.

Gjermani ka qenë një figurë kryesore për Leverkusen në 2019/20, duke shënuar 15 gola dhe duke siguruar tetë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

I pyetur për fitnesin e 20-vjeçarit, Bosz tha në konferencë për media para ndeshjes: “Ndeshja është shumë e hershme për të. Ai nuk do të jetë në skuadër”.

“Pyetja ishte nëse ai është në gjendje të luajë. Përgjigja është po ai do të ishte në gjendje, por ne do të rrezikonim dhe nuk duam ta bëjmë këtë. Shpresojmë që ai të bëhet më mirë dhe të jetë në gjendje të luajë kundër Schalke të dielën. Ne duhet të presim”.

Share.