Kylian Mbappe është në dyshim për ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me Real Madridin pas një dëmtimi që e pësoi në stërvitje, raporton “Goal.com”.

23-vjeçari dërgoi PSG-në drejtë një fitoreje të vonshme me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-të në “Parkun e Princave” për t’i dhënë liderëve të Ligue 1 një epërsi të vogël para ndeshjes kthyese.

Sidoqoftë, skuadra e Mauricio Pochettino mund të duhet të përfundojë punën pa Mbappen nëse ai nuk arrin të rikuperohet në kohë.

Mbappe pësoi një lëndim gjatë një seance stërvitore të PSG-së të hënën në mëngjes dhe tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e lëndimit.

Në varësi të seriozitetit të lëndimit, francezi mund të humbasë udhëtimin e mesjavës së klubit në Madrid për t’u fokusuar në rikuperimin e tij.

Mbappe mungoi në ndeshjen e të fundit të PSG-së në Ligue 1 të shtunën për shkak të pezullimit.

/TV Malisheva

Share.