Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo ka thënë që Mauricio Pochettino nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga gjigandi francez, pavarësisht spekulimeve të fundit që po e lidhin trajneri argjentinas me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Ndërkaq, Leonardo po ashtu sugjeroi që transferimi i mbrojtësit Sergio Ramos nga PSG mund të ketë qenë një gabim.

Spekulimet vazhdojnë të rriten mbi të ardhmen e Pochettinos ku e lidhin atë me kalim në ulësen e “Old Trafford”, në të cilën momentalisht gjendet trajneri Ralf Rangnick.

Këtë javë, drejtori i futbollit të United John Murtough tregoi që veçse ka filluar procesi për të emëruar një trajner të ri, kurse në anën tjetër Leonardo i PSG ka insistuar që Pochettino nuk ka kërkuar kurrë të largohet dhe se nuk ka pasur ndonjë kontakt me Zinedine Zidane si zëvendësuesin e tij.

“Sinqerisht, ne nuk kemi menduar për ndonjë ndryshim të trajnerit. Pochettino ka edhe një vit në kontratën e tij aktuale. Nuk kemi kontaktuar me Zidanen ose ndonjë tjetër. Para se ai të vijë këtu, Pochettino ishte njëri nga pesë trajnerët më të mirë, dhe ai vazhdon të jetë”, tha Leonardo.

“Ai ndoshta mund të ketë momentet kur dyshon, por ai nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet”, shtoi drejtori sportiv i PSG-së.

Trajneri Mauricio Pochettino vazhdimisht është duke u lidhur me një kalim te ulësja e Manchester United, ku ky i fundit si duket ka vendosur mos t’i besojë Ralf Rangnickut postin e trajnerit permanent.

/TV Malisheva

Share.