Sportisti ynë, Lorand Gjoshi u kualifikua dje në gjysmëfinale të garave të Kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Gjoshi zuri vendin e 20-të nga gjithsej 66 garues sa ishin në disiplinën e sllallomit në Kajakim.

Gjoshi tani do të luftojë për ta siguruar biletën drejt fazës finale të garave të Kajakimit në LE Krakow 2023.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni lëshimin e Gjoshit që e kualifikoi në gjysmëfinale të kësaj gare.

/TV Malisheva

Share.