Spekulimet që po e lidhin Lionel Messin me një rikthim te Barcelona nuk kanë të ndalur.

Vazhdimisht emri i Messit vazhdon të lidhet me gjigantin katalunas, pas lajmeve të fundit se superylli argjentinas ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij te Paris Saint-Germain.

Tani, i pyetur nëse Messi do të rikthehet tek ish-klubi i tij në “Camp Nou”, ylli i Barçës, Robert Lewandowski ka thënë se do të ishte e mrekullueshme nëse ndodh kjo gjë.

“Messi i përket Barcelonës, do të ishte e mrekullueshme që ta shohim atë të rikthehet këtu. Ne e dimë se vendi i tij është Barça”, tha Lewandowski.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por unë shpresoj që sezonin e ardhshëm Messi mund të luaj këtu dhe ne të jemi së bashku”, shtoi më tej Lewandowski.

/TV Malisheva

Share.