Prindërit e një foshnjeje që u lind në Indi me 26 gishta në dorë dhe në shputë e kanë quajtur atë rimishërim të një perëndeshe hindu.

Vogëlushja e cila u lind në një spital në Bharatpur në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën shputë të këmbës, transmeton Telegrafi.

Derisa mjekët e kanë përshkruar gjendjen e saj si një anomali gjenetike, familja e saj thuhet se është e kënaqur dhe e kanë quajtur publikisht versionin e rilindur të Dholagarh Devi, një hyjni e njohur vendase, tempulli i së cilës është afër vendit ku lindi vajza.

Nëna e foshnjës, e quajtur Sarju Devi, 25-vjeçare thuhet se është e kënaqur.

“Motra ime ka lindur një fëmijë që ka 26 gishta dhe ne po e konsiderojmë atë si mishërimin e Dholagarh Devi. Ne jemi shume te gëzuar’, tha vëllai i saj.

/TV Malisheva

Share.