Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar se operimi i mbrojtësit Virgil Van Dijk ka shkuar me sukses, ndërsa nuk kanë dhënë datë të rikthimit.

Van Dijk u lëndua në fillim të muajit pas një ndërhyrje të pamenduar nga portieri Jordan Pickford në derbin mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Mbrojtësi holandez u lëndua në ligamentin e kryqëzuar dhe tanimë Liverpooli ka konfirmuar se ylli i tyre është operuar me sukses.

“Virgil van Dijk i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimit të ligamentit të gjurit, të cilin e pësoi në fillim të këtij muaji”.

“Operacioni i planifikuar i mbrojtësit të Liverpoolit u zhvillua në Londër dhe u zhvillua me sukses”.

 

“Van Dijk tani do të përqendrohet menjëherë në fillimin e rehabilitimit të tij me mbështetjen e departamentit mjekësor të Reds”.

“Asnjë afat nuk është vendosur për kthimin e holandezit në veprim”, thuhet në njoftimin e klubit anglez./TV Malisheva

Share.