Liverpooli është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, teksa ka triumfuar në derbin lokal përballë Evertonit me rezultat 2-0.

Ka qenë një ndeshje ku ka dominuar skuadra e Jurgen Klopp, por që ka pasur vështirësi për ta thyer mbrojtjen e mysafirëve.

Përkundër rasteve të vendasve, ata nuk gjetën golin në pjesën e parë.

Ndërkohë mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë, kur Ashley Young u përjashtua nga loja në minutën e 37-të pas dy kartonëve të verdhë.

45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultatin baras 0-0.

The Reds dominuan edhe ne pjesën e dytë, por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 75-të.

Ishte sulmuesi egjiptian Mohamed Salah që realizoi nga nga penalltia për 1-0.

Deri në fund Liverpooli vazhdoi të sulmonte, derisa në minutën e 97-të gjeti golin e dytë me autor Mohamed Salah që shënoi pas një kundërsulmi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore Liverpooli ngritët në pozitën e parë në tabelë me 20 pikë, sa ka edhe Tottenham dhe Arsenal që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e ardhshme The Reds e zhvillojnë sërish para tifozëve të vet në Anfield ku janë nikoqir të Nottingham Forest.

/TV Malisheva

Share.