Ruben Loftus-Cheek ka mbërritur në klinikën “Madonnina” për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Milanin. 

Mesfushori anglez është gati të përfundojë transferimin në “San Siro” nga Chelsea për rreth 21 milionë euro, përfshirë edhe shpërblimet varësisht nga paraqitjet e tij.

Ai mbërriti në një klinikë private në Milano para orës 9 të mëngjesit për të kryer vizitat mjekësore me gjigantët e Serisë A.

27-vjeçari ka luajtur 155 ndeshje te Chelsea, duke shënuar 13 gola, dhjetë nën drejtimin e trajnerit aktual të Lazios, Maurizio Sarri.

/TV Malisheva

Share.