Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të Juventusit nga e kaluara dhe e tashmja, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, mund të pezullohen nga futbolli për 30 ditë, si pasojë e hetimeve të vazhdueshme për mashtrim financiar.

Javën e kaluar, gjiganti italian u shpall fajtorë për parregullsi në transferime, dhe iu hoqën 15 pikë nga gjykata e sportit të Federatës së Futbollit Italian. Ky vendim i dërgoi ata nga vendi i tretë në sezonin aktual në mesin e tabelës.

Njëmbëdhjetë drejtorë aktualë apo ish-drejtorë të Juventusit u përjashtuan gjithashtu nga ushtrimi i çdo detyre në futboll.

Por, heqja e pikëve si duket nuk do të jetë fundi i kësaj çështjeje.

Sipas gazetarit, Paolo Ziliani, një numër i madh i lojtarëve mund të pezullohen nga futbolli për 30 ditë si pasojë e këtij hetimi.

Ziliani shpërndau pamjet e bilancit të Juventusit dhe shkroi: “Të gjithë të skualifikuar. Për të paktën një muaj. Në këtë ligë. Ndoshta tashmë së shpejti. Dhe po, e di, nuk është një lajm i parëndësishëm. Mediat italiane dridhen nga mendimi për ta dhënë, por mbase është e përshtatshme të mos tregohemi të përulur”.

Ziliani më pas shpjegoi situatën e rëndë me të cilën po përballet Juventusi.

“Juventusi dyshohet se nënshkroi një marrëveshje me lojtarët ku thuhej se tre nga katër muajt e pagave të hequra (goditja e Covid, fillimi i vitit 2020) do të paguheshin jashtë bilancit, të shpërndara me kalimin e kohës”.

“Kapiteni i Juventusit, Chiellini dyshohet se i tha skuadrës që të mos e ndajnë këtë detaj me mediat, dhe tha se mesazhi WhatsApp ishte marrë si provë”.

“23 lojtarë të grupmoshave mbi 17 vjeç (për dy sezone, përfshirë trajnerin Sarri) mund të dënohen për të paktën 30 ditë për shkak të pranimit të pagesës nga bilanci. Kjo do të zbatohej edhe për lojtarët (dhe trajnerin Sarri) që nuk janë më në Juventus”.

“Juventusi mund të sanksionohet me zbritje të mëtejshme pikësh dhe gjoba që variojnë nga 1 deri në 3 herë më shumë se shuma në fjalë. Vetëm pagat e shtyra të Ronaldos kapin vlerën prej 19.6 milionë euro”.

“Sanksionet e mëtejshme mund të përfshijnë rënie automatike dhe revokimin e titujve (Scudetto e 2019-2020)”.

“Një gjë tjetër për të shtuar është se Juventusi është një kompani e listuar, kështu që detyrimet jashtë bilancit si pagat e shtyra janë një “jo” e madhe. Ish-presidenti i Juventusit, Agnelli dhe disa anëtarë të bordit/drejtorëve janë duke u hetuar edhe për këtë. Tema e mësipërme ka të bëjë vetëm me drejtësinë sportive dhe Juventusin, jo drejtësinë penale për individët”, ishin pikat kyçe të shpjeguara nga Ziliani.

(20) Paolo Ziliani on Twitter: “Tutti squalificati. Per almeno un mese. In questo campionato. Forse già a breve. E sì, lo so, non è una notizia di poco conto. I media italiani tremano al pensiero di darla, ma forse è il caso di non fare gli schizzinosi: almeno si evitano svenimenti come per il -15 (1. segue) https://t.co/435Kn6HUS5” / Twitter

/TV Malisheva

Share.