Alexis Mac Allister ka shpjeguar arsyet pse ai refuzoi fanellën me numrin 8 të Steven Gerrardit në Liverpool, duke zgjedhur numrin 10.

Reprezentuesi argjentinas, i cili ndihmoi vendin e tij të fitonte Kupën e Botës në Katar 2022, ka kompletuar një transferim prej 35 milionë funtesh nga Brightoni në “Anfield” ditë më parë. Mesfushorit 24-vjeçar iu dha mundësia të zgjedhte mes numrave 8 dhe 10 të liruar nga largimet e Sadio Manes dhe Nabye Keitas.

Në një interviatë për “The Mirror”, argjentinasi ka shpejguar arsyet pse nuk morin numrin e legjendës Steven Gerrard.

“Një ditë, po flisja me babanë tim kur ai më pyeti se çfarë numri do të vishja te Liverpooli. E dija se kishte disa numra në dispozicion, duke përfshirë 10 dhe 8. Fanella me numrin tetë është një numër shumë i rëndësishëm në atë klub për shkak të Gerrard, kështu që hezitova pak. Përfundova duke zgjedhur 10-shin, por tetë është një numër që më pëlqen shumë dhe ka një histori në klub.”, tha Mac Allister.

Mac Allister kaloi katër vjet në te Brightoni, ku bërë 112 paraqitje, derisa është edhe lojtar startues në Kombëtaren e Argjentinës.

/TV Malisheva

Share.