Sot dhe nesër do të mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST” në Malishevë, organizmin që synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e kësaj komune.

Sipas njoftimit të komunës, ky festival mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës” dhe të 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

“Festivali “MAL FEST”, fillon në ora 19:00 dhe mbahet në parkun e qytetit në Malishevë, më 12 dhe 13 gusht 2022. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me organizatën “Values for Better Future”, thuhet në njofitm. 

 

/TV Malisheva

Share.