Mali i Zi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të përballen me malazezët më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa trajneri i tyre, Faruk Hadzibegic, ka publikuar listë e lojtarëve.

Selektori i Malit të Zi ka vendosur që për këtë takim të jetë i ftuar edhe sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj.

Për dallim nga ndeshja e parë, në listë mungojnë lojtarët e lënduar Bakic e Raspopovic, njëjtë si Radunovic, të cilin trajneri ka dashur ta pushojë.

Fillimisht Përfaqësuesja jonë do të përballet me Gjibraltarin në kuadër të miqësoreve më 10 tetor, tri ditë më vonë do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese.

Verdhekaltrit i kanë 8 pikë, një më pak se Republika Çeke, e cila në tetor do të luajë me Anglinë.

Share.