Në dy ndeshjet e mbrëmshme kemi mësuar dy skuadrat të cilat kanë siguruar biletat drejt fazës së çerekfinales së këtij turneu.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka shkatërruar RB Leipzigun duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0, raporton TV Malisheva.

Pesë gola nga Haaland (minuta e 22′, 24′, 45+2′, 53′ dhe 57′), një nga Ilkay Gundogan (minuta e 49′) dhe Kevin De Bruyne (minuta e 90+2′) i siguruan fitoren Cityt sot.

Me këtë fitore, City e eliminon Leipzigun nga Liga e Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm brenda dy ndeshjeve 8:1.

Po ashtu, kualifikimin tutje e siguroi edhe Interi, i cili barazoi pa gola me Porton në stadiumin “Dragao”.

Interi kishte fituar në “Giuseppe Meazza” me rezultat minimal 1:0, dhe me barazimin e mbrëmshëm, Interi e eliminon Porton me rezultat të përgjithshëm 1:0 brenda dy ndeshjeve.

/TV Malisheva

Share.