Manchester City duket në rrugën e mbarë për t’u rikthyer te titulli kampion, pasi numëron 10 fitore radhazi në kampionat dhe 15 në total në të gjithë kompeticionet, por sot e pret një tjetër sfidë e vështirë.

Bëhet fjalë për përballjen ndaj londinezëve të Tottenham, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë dhe sapo janë eliminuar nga FA Cup, pas një ndeshjeje të lodhshme ndaj Evertonit, ku u luajt për plot 120 minuta.

Megjithatë me Jose Mourinhon në stol, londinezët kanë bërë gjithmonë mirë përballë skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola dhe sot do të provojnë t’u prishin ecurinë pozitive “bluve” të Manchesterit.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në ora 18:30.

Këto janë formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

/TV Malisheva

Share.