Bundesliga, Serie A, Premierliga, La Liga, por edhe Superliga e Kosovës, kanë pranuar propozimin e FIFA që skuadrat të mund të përdorin pesë zëvendësime në një lojë.

Këtë opsion, selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini e sheh si shumë të mirë dhe madje si një ndihmë të madhe për skuadrat.

“Kam përjetuar një mbyllje të keqe dhe shpresoj që situatë e ngjashme të mos ndodhë më kurrë. Mendoj se rikuperimi do të jetë problematik për secilin që do të duhet të menaxhojë lojën në çdo tri ditë”, ka thënë Mancini.

“Në këtë aspekt, mundësia për pesë zëvendësime është ndihmë e madhe”, ka shtuar selektori i kombëtares së Italisë.

FIFA ka parë këtë opsion si më të mirin për të shmangur dëmtimet e lojtarëve, pasur parasysh kalendarin e ngjeshur që i pret skuadrat dhe lodhjet e mëdha të lojtarëve. /Tv Malisheva

Share.