Anësori i famshëm brazilian Marcelo ka treguar se si dy futbollistë e kanë befasuar teje mase për talentin.

Bëhet fjalë për dy bashkëlojtarët e Real Madridit, Iscon dhe Luka Modricin.

“Isco nuk është nga kjo botë. Ai e filloi karrierën e tij në futsal, unë e vlerësoj futsalin. Nuk mund ta kuptoja kurrë se çfarë bënte në stërvitje apo ndeshje. I dyti është Luka Modric”, ka thënë Marcelo.

Ai u pyet se si e komenton mendimin e disa njerëzve se Modric nuk e meritonte Topin e Artë në 2018.

“Ata flasin marrëzi”, u përgjigj Marcelo, i cili ndante dhomën e zhveshjes me Modric në klubin madrilen nga 2012 deri në 2022.

Së bashku, me pjesën tjetër të brezit fantastik, ata fituan gjithçka që mundën. Marcelo ka qenë në Real që nga viti 2007 dhe fitoi pesë Liga të Kampionëve dhe ishte kampion i Spanjës gjashtë herë.

Braziliani është lojtari më i suksesshëm në historinë e Real Madridit me 25 trofe fituar.

Share.