Mediat italiane kanë spekuluar se Interi është favorit për nënshkrimin e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali.

Mirëpo, drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, në një intervistë për Sky Sport Italia ka dhënë përgjigje ‘diplomatike’ kur është pyetur për mundësinë e transferimit të futbollistit 20 vjeçar.

“Po përpiqemi të bëjmë një kombinim ndërmjet talentëve të rinj – mundësisht italianë – dhe lojtarëve që kanë më shumë përvojë”.

“Nuk mund të fitosh vetëm me talentë të rinj, të nevojitet edhe përvoja, gjithmonë duke e respektuar bilancin financiar. Nuk iu përgjigja pyetjes lidhur me Tonalin? Saktësisht!”, ishte deklarata e Marottas.

Ndërkohë, Tonali kërkohet edhe nga klubet jashtë Italisë, si Barcelona dhe Paris Saint-Germaini, por ai preferon Interin apo Juventusin. /Tv Malisheva

Share.