Mbrëmjen e së enjtes në Shqipëri kanë mbërritur rreth 31 500 doza të vaksinës Pfizer.

Bashkë me to, numri total i vaksinave të ardhura në vendin tonë shkon në mbi 1.9 milionë vaksina.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë kryer në total 1,485,250 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 648,637 qytetarë i kanë kryer të dy dozat.

Muaji Shtator do të jetë i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit. /TV Malisheva

Share.