Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës, ndërmjet Arbërisë dhe Ballkanit, raporton KosovaPress.

Ashtu siç edhe pritej, ndeshja filloi me një ritëm të shpejtë dhe me lojë të hapur nga të dy skuadrat, por goli i parë u realizua vetëm në minutën e 35′ kur Hasani i kaloi vendasin në epërsi.

Në pjesën e dytë, Ballkani u rikthye në lojë me golin e Dakut në minutën e 52′, ndërsa Kryeziu e riktheu epërsinë e Arbërisë në minutën e 67′ për 2-1.

Megjithatë, Ballkani nuk u ndal me kaq dhe realizoi dy gola të shpejtë me anë të Thaçit dhe Dakut për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së Ismet Munishit dhe rezultatin final 2-3. /TV Malisheva

Share.