Sot në kuadër të xhiros së 30-të, do të zhvillohen katër ndeshje në Superligën e Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli do të jetë nikoqire e Ballkanit, skuadër e cila po lufton për titull kampion
Djelmoshat e Ismet Munishit do të kërkojnë fitore për të shfrytëzuar barazimin e Dritës dhe për të ngushtuar diferencën e pikëve vetëm në tri.
Por sot ditën e hënë do të zhvillohen edhe tri ndeshje tjera, ku Dukagjini i rënë tashme nga elita do të luaj ndaj Trepçës ’89 e cila është duke luftuar për mbijetesë.
Takim tjetër interesant do të jetë në ‘Zahir Pajaziti’ ku Llapi do të jetë nikoqir i Flamurtarit. Ndërsa do të luhet edhe dueli i dy skuadrave të dorëzuara tashme, Vushtrria – Ferizaji.
Të gjitha takimet do të zhvillohen me orar të njëjtë nga ora 17:00.