Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, ditën e djeshme (e enjte) festoi ditëlindjen e 25-të.

Me këtë rast, asaj i është organizuar një surprizë nga miqtë, me të cilët kalon një pjesë të madhe të kohës së saj.

Artistja nga Mitrovica njëherësh publikoi edhe një fotografi atraktive në rrjete sociale, me të cilën rrëmbeu vëmendje të madhe.

E njëjta shfaqet e veshur në një fustan të shkurtër, në të cilin po ashtu ka vënë në fokus linjat trupore.

“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo.

Krahas fotografisë, urimet nuk munguan as nga kolegët dhe ndjekësit që numëron në Instagram.

Melinda përndryshe përgjatë kësaj kohe që është në skenë ka arritur të mbledh fansa të shumtë gjithandej dhe të shndërrohet në një nga reperet më të pëlqyera në treg. /TV Malisheva

Share.