Lionel Messi thuhet se do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë, nëse nuk pranon një ulje të konsiderueshme të pagës.

Kontrata e argjentinasit me PSG-në do të skadojë më 30 qershor dhe klubi ende nuk ka arritur një marrëveshje me sulmuesin për zgjatje të saj. Sipas “L’Equipe” , 35-vjeçari ishte i prirur drejt një qëndrimi më të gjatë në “Parkun e Princave” pas Kupës së Botës, por situata ka ndryshuar javët e fundit. Messi tani është shumë afër largimit nga PSG, dhe thuhet se mund të qëndrojë aty vetëm nëse pranon ulje të konsiderueshme të pagës.

Javën e kaluar u raportua nga i njëjti publikim se Messi aktualisht fiton mbi 3 milionë euro në muaj në PSG, gjë që e vendos atë të tretin në listën e klubit me përfitimet më të mëdhea pas shokëve të skuadrës Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Goal” po ashtu ka raportuar se PSG po lufton për t’iu përmbajtur rregulloreve të Fair Play Financiar (FFP) dhe duhet të ulë listën e pagave të tyre me pothuajse 30 për qind për të akomoduar Messin për një sezon tjetër.”

“L’Equipe” raporton se Messi po kërkon gjithashtu garanci për projektin e PSG-së përpara se të shqyrtojë një marrëveshje të re, me të dy palët aktualisht të ndara në negociata. Messi nuk ka alternativa pasi Barcelona ka konfirmuar interesimin e saj për ta rikthyer atë në “Camp Nou” , ndërsa ekipi i MLS Inter Miami dhe ai i Arabisë Saudite Al-Hilal gjithashtu thuhet se po konkurrojnë për shërbimet e tij.”

Argjentinasi ka një vendim për të marrë për të ardhmen e tij në verë, por për momentin ai do të fokusohet në ndeshjen e radhës të PSG kundër Nice të shtunën në Ligue 1.

/TV Malisheva

Share.