Lionel Messi është në dyshime të mëdha për t’u paraqitur kundër Interit në Ligën e Kampionëve pas një tjetër dëmtimi muskulor.

Barcelona përmes një komunikate të mërkurën në mbrëmje, ka konfirmuar lëndimin e Lionel Messit të pësuar në fitoren 2:1 kundër Villarreal.

Barcelona më 2 tetor pret Interin në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve, dhe Messi dyshohet se mund të mos jetë gati për këtë ndeshje.

32 vjeçari do të mungojë në fundjavë kundër Getafes në La Liga, dhe situata e tij do të monitorohet çdo ditë për të përcaktuar disponueshmërinë e tij, nëse do të jetë i gatshëm për Interin.

Messi këtë sezon është paraqitur vetëm në tri ndeshje, kundër Borussia Dortmundit, Granadas dhe së fundi Villarrealit.

Share.