Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka konfirmuar se prioriteti i klubit për këtë merkato verore është rikthimit i Lionel Messit në “Camp Nou”.

Xavi tha se ai ka biseduar me Messin, ndërsa transferimi i tij varet nga vetë superylli argjentinas.

“Prioritetet janë tejet të qarta. Unë me të vërtetë do të dëshiroja rikthimin e Messit, unë kam biseduar me të”, tha Xavi.

“Unë veçse e kam thënë se gjithçka varet nga ai. Nga këtu, anash Leos, prioriteti tjetër është një mesfushor qendror”, tha më tej Xavi.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christopher Galtier e ka konfirmuar dje se ndeshja e sotme ndaj Clermont do të jetë e fundit për Lionel Messin në “Parc des Princes”.

/TV Malisheva

Share.