Mbrëmë, Barcelona ka fituar ndeshjen kundër Bilbao, me rezultatin minimal 1:0, falë një goli të shënuar nga Ivan Rakitic.

Goli erdhi pas një tentimi individual të Leo Messi, i cili la topin për Rakitic. Por, kjo nuk ishte krejt çka Messi bëri mbrëmë.

Messi kompletoi 10+ driblime të tentuara një për një, si dhe pati 5+ shanse të krijuara.

Argjentinasi bëhet lojtari i parë këtë sezon në top pesë ligat evropiane që regjistron një statistikë të tillë brenda një ndeshjeje. /Tv Malisheva

Share.