Michael B. Jordan është shpallur mashkulli më atraktiv i vitit 2020 nga revista People.

Aktori mësoi se e ka fituar këtë çmim pas pjesëmarrjes në emisionin Jimmy Kimmel Live i maskuar.

Pas pyetjeve të fansave dhe pas zbulimit se kush ishte, nikoqiri e ka pyetur atë në lidhje me shpalljen e mashkullit më atraktiv të vitit.

Jordan ka thënë se ka qenë një moment i këndshëm kur ka mësuar nga publicisti i tij se e ka marrë këtë epitet dhe se i kishte ngacmuar miqtë e tij më pas.

Ai e ka marrë këtë titull që për herë të fundit është ndarë në nëntor të vitit 2019 dhe asokohe e kishte fituar këngëtari John Legend. /TV Malisheva

Share.