Skuadra e Milan është duke u interesuar për dy lojtarë të Arsenal.

‘Rosoneri’ janë duke planifikuar që të rinovojnë repartin e mesfushës dhe tashmë ata kanë dy emra në listën e tyre të dëshirave.

Granit Xhaka dhe Lucas Torreira janë dy emrat që pëlqehen nga Milan, bën të ditur ‘Tuttomercatoweb’

Torreira ka regjistruar vetëm katër paraqitje në Premierligë këtë edicion. Situata e tij nuk është aq e mirë, duke favorizuar kështu Milanin.

Xhaka në anën tjetër ka prishur raportet me tifozët si dhe ka humbur shiritin e kapitenit.

Merkatoja e janarit pritet ta gjej Xhakën në ‘San Siro’.

Share.