ediet në Francë sugjerojnë se Milan ka ofruar 14 milionë euro për mbrojtësin e Saint Etienne, Wesley Fofana, i cili po ashtu është synim i Leicester Cityt.

Sipas “le10Sport.com”, Rossonerët kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt lojtarit që luan në pozitën e mbrojtjes.

Milan ka ofruar 14 milionë euro, ndërsa Saint Etienne po kërkon 20 milionë, përcjell lajmi.net.

Për Fofana, kanë shprehur interesim edhe shumë skuadra tjera, si Leicester City, Monaco, Lyon dhe Rennes.

Ai është vetëm 19 vjeçar, megjithatë ka qenë i rregullt për Saint Etienne këtë sezon, dhe po ashtu ka luajtur edhe ndaj PSG ditën e djeshme në Kupën e Francës.

Fofana ka shënuar dy gola në 24 ndeshje garuese këtë sezon.

Share.