Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Milani do të bëjë goditjen e gjashtë në këtë merkato verore.

Milani do të përforcojë sulmin, pasi që ka arritur marrëveshje të plotë me RB Salzburgun për të nënshkruar me sulmuesin Noah Okafor

Marrëveshja është duke u kompletuar dhe testet mjekësore do të kompletohen të shtunën nëse gjithçka shkon sipas planit.

Në 110 paraqitje në të gjitha garat, Noah Okafor ka regjistruar 34 gola dhe 23 asistime mbi emrin e tij.

/TV Malisheva

Share.