Miley Cyrus ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri Cody Simpson pas më pak se një viti takimesh.

Ylli amerikan i muzikës pop e bëri të ditur këtë përmes një videoje live të publikuar në Instagram duke i thënë fansave që dyshja tashmë i kanë ndarë rrugët, shkruan DailyMail.

27-vjeçarja tha se mbetet mike e mirë me këngëtarin australian, 23 vjeçar, të cilin e njeh prej më shumë se një dekade.

Referuar ndarjes së saj nga ish-burri Liam Hemsworth në gusht të vitit të kaluar, Miley filloi të shprehet: “Një vit më parë, gati në këtë datë të saktë, media u përpoq të tregonte historinë time për mua, dhe të kontrollonte narrativën time, dhe unë thjesht nuk po e pranoja këtë”.

“Kështu që sot, doli që unë dhe i dashuri im u ndamë”, vazhdoi ajo.

“Ajo u konfirmua nga një “burim i besueshëm” edhe pse askush nuk është i besueshëm në një marrëdhënie përveç individëve që janë duke marrë pjesë në të”, u shpreh artistja Cyrus.

“Por tani, dy gjysma nuk mund ta bëjnë një tërësi dhe ne individualisht po punojmë vetëm për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë të tjerët në këtë moshë”.

Miley shtoi: “Ne thjesht vendosim se kush duam të jemi në jetën tonë, çfarë duam të bëjmë, dhe kështu, mos e bëj atë një histori dramatike. Ne kemi qenë miq për 10 vjet dhe ne do të vazhdojmë të jemi miq, kështu që thjesht mos e bëni atë diçka që nuk është”.

Sipas TMZ, Miley dhe Cody i dhanë fund lidhjes së tyre në javët e fundit./Tv Malisheva

Share.