Artistet e famshme botërore, Miley Cyrus dhe Dua Lipa, mbrëmë (e enjte) kanë publikuar projektin e ri muzikor.

“Prisoner” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Ashtu siç paralajmëruan, ky është projekti i parë i tyre i përbashkët nga albumi i ri i Cyrus “Plastic Hearts”.

Kënga tashmë gjendet e lansuar në YouTube, megjithëse nuk është e disponueshme me videoklip në Kosovë.

Albumi i ri i Miley Cyrus “Plastic Hearts” pritet të publikohet i plotë më 27 nëntor (e premte). /TV Malisheva

Share.