Ipponi i Distria Krasniqit në sekondat e fundit në gjysëmfinale kundër gjermanes 🇩🇪 Mascha Ballhaus, në Grand Slam Tbilisi, ia siguroi finalen dhe luftën për medalje të artë xhudistes nga Kosova.

Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë e mposhti me Ippon garuesen nga Afrika jugore Charne Griesel, në çerekfinale mposhti prapë me Ippon gjermanen Amber Ryheul.

Në finale Kampionia jonë Olimpike takohet me garuesen nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

/TV Malisheva

Share.