Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është karantinuar në shtëpinë e saj luksoze në Stamboll të Turqisë.

Me të dëgjuar vendimin e qeverisë së këtij shteti për të mbyllur Stambollin për rreth 48 orë, Taraku reagoi tejet eshqetësuar me një shkrim në InstaStory.

Ajo bëri të ditur se qëlloi larg familjes kur vendimet për ndaljen e fluturimeve u morën dhe si rrjedhojë nuk mundi t’i takojë të afërmit e saj.

“Shpresoj të jeni mirë. Në Stamboll sot kanë vendosur që 48 orë mos të dilet askund, të qëndrojmë vetëm në shtëpi. Unë kam qëlluar larg familjes time dhe tani që dëgjova që ne nuk mund të dalim 48 orë as tek dera e shtëpisë u mërzita shumë, dhe po lutesha që të na lejojë Zoti t’i shohim edhe njëherë sa më parë të afërmit e zemrës”, ka shkruar ndër të tjerash Morena.

Ajo gjithashtu ka disa fjalë edhe për ata që këto ditë të vështira, i kalojnë me të afërmit e tyre.

“Ata që janë afër familjes sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Kurse ata që karantina i ka ndarë nga njerëzit e zemrës sikurse mua, në mesin e miliona njerëzve të huaj, lutuni që sa më shpejt Zoti të bëjë mrekullira dhe të takohemi përsëri me ata që duam…”

Për fund, modelja shkroi se ka vetëm një lutje tek Zoti për përmirësimin e kësaj situate, e ndërsa tha se e ndau këtë me ndjekësit e saj ngase mund të jetë dikush që ndjehet njëjtë si ajo.

“Unë kam vetëm një lutje tek Zoti. Desha ta ndaj me ju, sepse ky shkrim mund të ishte edhe tek ditari im dhe mos të lexonte askush…por ta dish ti që nuk je i vetmi që ndihesh kështu…e juaja, Morena”, kanë qenë fjalët e këngëtares dhe modeles së njohur nga Kosova. /Tv Malisheva

Share.