Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është shumë e komentuar për dukjen e saj.

Ajo vazhdimisht eksperimenton me stilin e saj të flokëve dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe në fotografinë e fundit.

Bukuroshja me prejardhje nga Peja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive me ngjyrën e re të flokëve ngjyrë kafe.

Baluket e lëshuara dhe flokët e zgjatuara i jepnin asaj një pamje edhe më tërheqëse, gjë e cila bëri që të komentohet në masë të madhe nga ndjekësit.

“Brune”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa pranoi pëlqimet e komente të shumta nga ndjekësit.

Morena përndryshe është në pritje të finalizimit të klipit të saj më të ri “Bad Girl”, të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Stresi. /TV Malisheva

Share.