Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku, është shumë e afërt dhe ruan një raport të shkëlqyeshëm me babanë e saj, Selami Taraku.

Ajo shpesh në rrjete sociale publikon fotografi krah tij, duke treguar dashurinë e madhe dhe se sa krenare është me të.

Së fundmi, ajo ka ndarë një postim në InstaStory ku ka publikuar letrën që i ka dedikuar të atit.

Artistja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, në letër thekson se asgjë në këtë botë nuk do të jetë më e madhe se dashuria e sinqeriteti mes tyre.

Letra e plotë e Morenës:

“Babi,

po të shkruaj të të kërkoj diçka me më lanë në këtë botë: lema dashurinë e sinqertë e bashkë me të lëna edhe një copë besnike nga shpirti yt.

Sepse e di se në këtë botë marrë gjithçka por asgjë me aq dashuri e sinqeritet. Thikat i kanë të mprehta e sëpatat presin fort baba, aq fort sa aq gjaku se lanë dhimbjen.

Në derën tënde erdha nga parajsa e vogël dhe pa sherr dhe nëse mësova diçka te keqe e mësova nga bota njerk baba..

Sot po të kërkoj diçka që ti nuk e kupton, sepse përballë teje janë të gjata betimet e besët që si theve kurrë, kurse përballë kësaj jeta baba të gjata janë vetëm gënjeshtrat e dhimbjet.

Ti merr me vete çfarë të duash por dashurinë dhe sinqeritetin ma le në një kuti ku çdo gjë që bëj do e përgatis me nga një lugë nga ato.

Qielli një ditë do marrë diçka të madhe nga unë, por ai s’ka çfarë të më jep mua asgjë më të madhe se aq. Ti nuk do të jesh pranë kur unë do qaj e zhargavitem kur lamtumira e fundit troket në mes neve dyve, por një gjë e di, që asgjë në këtë nuk është as nuk do të jetë kurrë me e madhe se dashuria dhe sinqeriteti ynë baba”. /TV Malisheva

Share.