Zyrtari për Informim i Nismës Socialdemokrate, Avdi Morina, ka thënë se degët e partive tjera që janë jashtë rrethit të dytë të zgjedhjeve kanë dalur në përkrahje të kësaj partie e cila në balotazh do të përballet me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kanë marrë ftesa të panumërta nga elektoratet e këtyre partive, siç thotë ai, pavarësisht interesave të disa individëve në këto parti të cilët mbështesin PDK-në.

“Tashmë kemi ftesa të panumërta të elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ata tashmë kanë ndarë mendjen për të na mbështetur neve si subjekt politik, pavarësisht interesave të disa individëve të strukturave të këtyre partive që mundohen të gjejnë pak strehim në kuadër të mbështetjes për Partinë Demokratike”, ka thënë Morina.

Në balotazhin e 14 nëntorit për të parin e Malishevës garojnë Ekrem Kastrati nga Nisma dhe Isni Kilaj nga PDK. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.