Klubi Futbollistik “Arbëria” ka pësuar humbje në shtëpi nga skuadra kampione e Kosovës, Drita.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori, Bujar Shabani, në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili tha se për të fituar duhet të shënohet një gol më shumë se kundërshtari.

“Për me fitu ndeshjen duhet me shënu një gol më shumë se kundërshtari. Drita i kishte rastet e veta dhe ne rastet tona, mbi të gjitha në këtë pikëllim që e kemi që i kemi humbur pikët, e kam pjesën e gëzimit sepse lojtarët luajtën mirë, të angazhuar dhe me një iniacitivë në fushë. Mirëpo, po na dhemb që nuk i morëm pikët, apo së paku me marr një pikë. Si duket pak po çalojmë në realizimin e rasteve, dhe kjo është një prej defekteve kryesore që i kemi në ekip. Në anën tjetër po ndodh që shumë shpesh me marrë gol nga ndërprerjet edhe ato në 2-3 minutat e fundit të pjesës së parë edhe këtë duhet me e përmirësu”, tha Morina për ‘Art Sport’

Arbëria mbetet në vendin e pestë me 11 pikë të grumbulluara, kurse skuadra e Dritës tashmë renditet në vendin e dytë me 16 pike të mbledhura.

Share.