Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu.

Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Një ditë që do t’i ngjasoj stinës së vjeshtë së vonë”, thuhet në parashikimin e motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

/TV Malisheva

Share.