Në pistën e Misano, në Itali, kanë nisur sot kolaudimet e fundit motorët Ducati, Aprilia, KTM dhe Suzuki. Disa nga motorët do të zbresin në pistë me pilotët e tyre titullarë, disa me ata rezervë.
Teste që konsiderohen të rëndësishme për skuadrat, që synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në pistë edhe pse mungojnë motorët Honda e Yamaha. Sezoni 2020, i shtyrë për shkak të koronavirus, do të nisë më 19 korrik në pistën spanjolle të Jerez.
Të gjithë pilotët e mekanikët do të testojnë edhe masat e sigurisë të përgatitura për shkak të Covid-19. Mësohet se në rregullat e reja të miratuara për shkak të koronavirus çdo skuadër e Moto GP do të ketë maksimumi 45 persona.
Testet, ashtu sikurse edhe garat e Moto GP, do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.