Chelsea e ka refuzuar ofertën e tretë të Manchester United për Mason Mount, bënë të ditur David Ornstein i “The Athletic”.

Oferta e fundit e United përfshinte shumën prej 58 milionë eurove dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Një kundërpropozim prej 67 milionë eurosh plus tetë milion euro në shtesa është bërë që atëherë nga Chelsea, pasi të dy palët po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje.

Krerët e Chelseat kanë ofruar të takohen me United për të gjetur një zgjidhje miqësore.

/TV Malisheva

Share.