Jose Mourinho përveç se është një trajner tejet i suksesshëm, është i njohur edhe për deklaratat e tij bombastike dhe qesharake.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një intervistë e Mourinhos në vitin 2014, në të cilën ai kishte folur për një zënkë që e kishte me trajnerin Pep Guardiola.

Asokohe, Mourinho dhe Guardiola kishin pasur një argument për gjatësinë e barit në fushë, në forumin e trajnerëve të UEFA-s.

Si pasojë e këtij argumenti, Mourinho e kishte quajtur Guardiolan tullac, si dhe kishte thënë se spanjollit nuk i pëlqen futbolli.

“Kur ju kënaqeni me atë që bëni, juve nuk iu bien flokët, dhe Guardiola është tullac. Atij nuk i pëlqen futbolli”, kishte thënë Mourinho.

Share.