‘Special One’ ka folur rreth vendimeve të marra dje nga gjyqtarët e takimit Tottenham – Man Utd, ku pati disa vendime kontroverse.
Një nga rastet e komentuara ishte edhe penalltia e Pogba, por edhe penalltia që u anulua nga VAR.
Sa i përket këtyre vendimeve, Mourinho ka thënë se nuk është aspak i lumtur me vendimet e teknologjisë VAR.
“Ishte e vështirë të menaxhoje ndeshjen. Nuk jam i lumtur me penalltinë dhe nuk jam i lumtur me penalltinë e dytë”, ka thënë Mourinho.
“Nuk jam i lumtur me VAR, jo me gjyqtarët, gjyqtarët mund të gabojnë, por jo VAR. Ata janë aty për këtë punë”, ka shtuar portugezi.
Pas barazimit ndaj United, Tottenham tashmë mban pozitën e tetë në tabelën e Premierligës. /Tv Malisheva